Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kandidatura për president, akuza ndaj Bloomerg mbi përdorimin e pasurisë në procesin zgjedhor

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2020, 13:29 | Bota
Kandidatura për president, akuza ndaj Bloomerg mbi përdorimin e

Demokratët amerikanë po bëhen gati për zgjedhjet paraprake të radhës që do të mbahen në shtetin e Nevadas më 22 të këtij muaji, në një garë që ka filluar të nxjerrë në pah të parapëlqyerit mes tyre për kandidatin zyrtar i cili do të ballafaqohet me Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Por në këtë proces nuk po merr pjesë ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, i cili ka njoftuar 3 marsin si datën e hyrjes zyrtare në garë, në atë që cilësohet si "E marta e madhe".

Mirëpo pushteti dhe fama që e karakterizon atë në popull ka filluar të përbëjë shqetësim për kandidatët e tjerë, të cilët që në krye të radhës e kanë akuzuar për prishje te procesit me hedhjen në fushatë të shumave të mëdha të parave e duke shtuar se kjo metodë do të sillte në skenën politike amerikane një tjetër Donald Trump.

"E vërteta është që ish kryebashkiaku, me të gjitha paratë e tij nuk do mund të krijojë kurrë frymën dhe energjinë e duhur për të mundur Donald Trump”, u shpreh gjatë një takimi elektoral Bernie Sanders, kryesuesi i deritanishëm i procesit.

Sanders e kritikoi Bloomberg mbi platformën e tij sa i takon pagës minimale, politikave financiare, taksës mbi të pasurit dhe rendin në “Wall Street”. Akuza ndaj tij hodhën edhe kandidatët e tjerë në garë si Pete Buttigieg apo ish zv-presidenti amerikan Joe Biden.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani