Konferenca e donatorëve, Shqipëria shkon me një faturë 1 miliardë euro

Rimëkëmbja e vendit nga tërmeti i 26 nëntorit është një sfide për Shqipërinë, që përfshin edhe të gjithë partnerët dhe donatorët ndërkombëtare.

Të hënën në Bruksel do të mbahet konferenca e donatorëve, ku vendi ynë do të prezantohet me një faturë që shkon më shumë se 1 miliardë euro.

Agjenda e konferencës

Konferenca pritet të nis në orën 14:30. Kryetarja e Komisionit Europian, ndërsa më pas do të jetë zoti Rama në një fjalim. Më pas do të ketë një deklaratë të Presidentit të Këshillit Europian dhe rreth orës 15:00 do të shfaqet një video nga zonat e prekura të tërmetit. Ministri për rindërtim, Ahmetaj do të shpalosë draftin. Rreth orës 16:30 do të ketë një konferencë të përbashkët nga komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi. Rreth orës 18:00 do të mbyllet agjenda e 17 shkurtit me konferencën për shtyp.