Napoli rikthehet te fitorja, Hysaj dhuron asist

Elseid Hysaj Napoli Cagliari Asist Serie A 1100x620

Napoli ka reaguar menjëherë pas humbjes në shtëpi ndaj Lecces një javë më parë dhe këtë e ka bërë me anë të një goli të realizuar pas një asisti të Hysajt.

Skuadra e Gattusos mori një fitore me një rezultat minimal në transfertën e vështirë të Cagliarit.

Mertens realizoi në minutën e 66 pas një asisti nga Hysaj, i cili ishte titullar në këtë takim, ndërsa u zëvendësua 10 minuta para fundit.

Pavarësisht kësaj fitorja, Napoli mbetet larg pritshmërive pasi mban vendin e 8 me 33 pikë.