Rama në Bruksel, pritet nga Presidenti i Këshillit Europian

Rama ne Bruksel Rama në Bruksel pritet nga Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel 1100x620

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel ku është pritur nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Mbrëmjen e së dielës pritet të zhvillohet edhe një takim joformal mes krerëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili mësohet se është thirrur nga Michel, ndërsa në të do të marrin pjesën edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Joseph Borrel dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković. Takimi vjen pasi Komisioni Europian ka propozuar një metodologji të re për zgjerimin e Unionit.

Ndërsa të hënën në Bruksel do të mbahet konferenca e donatorëve, ku vendi ynë do të prezantohet me një faturë që shkon më shumë se 1 miliardë euro.