Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rama nga Brukseli: Ka dakordësi për metodologjinë e re, përpjekje për të rilindur zgjerimin

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2020, 20:53 | Politikë
Rama nga Brukseli: Ka dakordësi për metodologjinë e re,

Pas takimit informal të zhvilluar mes krerëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili mësohet se ishte thirrur nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, Kryeministri Edi Rama foli për gazetarët.

Rama u shpreh se Shqipëria është shumë e interesuar të shohë dhe diskutojë metodologjinë e re të zgjerimit.

“Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Brukesl, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë. Por, në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Europian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë procesit.

Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim dhe të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj se do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare.

Po kështu, për ne, Shqipëria, nesër është dita e madhe sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit. Ne po shpresojmë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet dhe mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, u shpreh Edi Rama.

Në një prononcim të mëvonshëm për mediat, Rama theksoi se ka një dakordësi për metodologjinë e re dhe një përpjekje për të rilindur zgjerimin.

“Ajo që kam thënë dhe e them është se pavarësisht se çfarë do të vendosin miqtë tanë ndërkombëtarë, të paktën të thonë të vërtetën që të mos mbetet topi në derën tonë. Ajo që ka rëndësi është se ka një dakordësi për metodologjinë e re, ka një përpjekje të rilindur të zgjerimit, jo vetëm mbi bazën e derisotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes sa i përket aspekteve financiare. Do të zhvillojmë një bisedim të brendshëm me presidenten e komisionit. Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe një shtysë të mëtejshme të asaj që është formësuara nga procesi i integrimit. Unë jam i bindur se BE do të mbështesin këtë vizion herët apo vonë, por do të na duhet të kemi pak durim. Derisa ta kenë fokusin total mbi këtë, jo vetëm që BE do ta mbështesë këtë fuqimisht”, u shpreh Rama.

Pas takimit foli edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e cila u shpreh se prioriteti sot ishte Ballkani Perëndimor. “Kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe është në interesin tonë ta kemi afër Ballkanin Perëndimor”, tha Von der Leyen.

https://a2news.com/2020/02/16/konferenca-e-donatoreve-shqiperia-shkon-me-nje-fature-1-miliarde-euro/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Dita jonë