Sekuestrohen 5 tonë kokainë me destinacion Holandën

kokaina kosta rika 1100x620

Policia e Kosta Rikës sekuestroi sasinë më të madhe të drogës në historinë e vendit, pasi gjeti më shumë se 5 tonë kokainë të fshehur në një kontejner.

Sipas një deklaratë të ministrit të Brendshëm, Michael Soto Rojas, lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me lule dhe kishte si destinacion Holandën. Deri tani një person është arrestuar për drogën e sekuestruar.

Amerika Qendrore konsiderohet si një prej rrugët kryesore, nga e cila kartelet kalojnë sasi të mëdha droge nga Amerika e Jugut në drejtim të Shteteve të Bashkuara dhe Europës.

Kur autoritetet kërkuan në kontejnerin e dyshimtë zbuluan 202 çanta brenda të cilave ndodheshin mbi 5000 pako kokainë me peshë 1 kg. Një 46 vjeçar vendas u arrestua për ngjarjen dhe po punohet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë.