Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

1770 viktima dhe 70 mijë të prekur nga koronavirusi në Kinë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2020, 09:41 | Bota
1770 viktima dhe 70 mijë të prekur nga koronavirusi në Kinë

1770 numërohen viktimat nga koronavirusi vetëm në Kine. Ndërkohë që në vendin e rrezikut të madh, mbi 70 mijë janë të prekurit. Për parandalimin e përhapjes me tej të tij, qeveria e Pekinit ka ndaluar daljen nga banesat e tyre të disa personave, ndërkohë që bluzat e bardha përballen me një fluks të shtuar pacientësh, por edhe njerëz të frikësuar nga infektimi.

Ndërmarrjet nuk po i kthehen dot normalitetit, ndërkohë që mungesa e punës ka bllokuar ritmin e ekonomisë.

Përveç Kinës, edhe Japonia përbën rrezik të madh për momentin me anijen me mbi 3600 turistë të bllokuar atje ku rastet në rritje të të prekurve nga koronavirusi e kanë vështirësuar situatën. 400 persona me shtetësi amerikane pritet të evakuohen nga momenti në moment, 200 australianë, 35 italianë e madje edhe të tjerë.

Transporti do të bëhet nën masa të rrepta sigurie për mospërhapjen e virusit. Anija “Princesha e Diamantit” është bllokuar në Jokohama që prej datës 3 shkurt dhe sot numëron 350 të infektuar në bordin e saj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë