20-vjeçarja kapet me 12450 euro në Rinas

Euro te sekuestruara ne Rinas 1100x620

Një 20-vjeçare është ndaluar nga Policia në Rinas pasi është kapur me një sasi prej 12450 euro të padeklaruara.

Policia bën të ditur se shtetasja I. K., banuese në Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

Tashmë mbi 20-vjeçaren rëndon akuza për “mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.