Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

500 vjetori i vdekjes së Rafaelos, 12 sixhadet e skicuara prej tij në Kapelën Sistine

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2020, 17:59 | Kulturë

Vendosja e kryeveprave të tjera në Kapelën Sistine të Mikelanxhelos, pranë afreskëve të njohura, përfshirë Gjykimin e Fundit, mund të duket po aq e tepërt sa shtimi i diamantëve të tjerë në muzeun e “Kurorave Mbretërore” në Britaninë e Madhe.

Por kur autori i kryeveprave është Rafaelo, rivali artistik i Mikelanxhelos, Vatikani bën një përjashtim. Për herë të pare në shekuj, 12 sixhadet e realizuara sipas skicave të Rafaelos u varën në muret e poshtme të Kapelës Sistine, si pjesë e aktiviteteve përkujtimore për 500 vjetorin e vdekjes së artistit.

“Ato u ideuan për këtë hapësirë, kështu kjo është mënyra më e mire për të shënuar ngjarjen. Kapela Sistine është një vend universal jo vetëm për artet vizuale, por edhe besimin tonë, prandaj dëshironim të ndanim këto bukuri me njerëzit, qoftë për një javë”, u shpreh Barbara Jatta, Drejtoreshë e Muzeve të Vatikanit.

Sixhadet, të cilat u thurën në studion e famshme të Pieter van Aelst ne Bruksel, nga skicat e Rafaelos, tregojnë skena të akteve të apostujve, si gjuajtja me gurë e Shën Stefanit dhe Predikimi i Shën Palit në Athinë.

Gjatë kësaj jave, ato kthehen në Kapelën Sistine, atje ku ishin gjatë kohës kur Mikelanxhelo përfundoi pikturimin e tavanit në vitin 1512 dhe ku nisi muralen e Gjykimit të Fundit, pas altarit kryesor në 1536.

Të 12 sixhadet, të përbëra nga mëndafshi, leshi dhe qëndisjet e arta e të argjendta janë restauruar me kujdes nga ekspertë të Vatikanit përgjatë 10 viteve të fundit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë