Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Akuzat e presidentit, Ulsi Manja: Dvorani qendron në KED, Meta të shkojë në Kushtetuese

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2020, 16:48 | Politikë
Akuzat e presidentit, Ulsi Manja: Dvorani qendron në KED, Meta të

“Ardian Dvoranit duhet t’i ndalohet menjëherë veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e procesit me qëllimin që vendit të fundit vakant në të t’ia ruaj vetes”.

Ky shqetësim i presidentit sipas maxhorancës nuk ka bazë për aq kohë sa Ardian Dvorani, duhet të qëndrojë në detyrë në krye të KED, deri në fund të vitit, kohë kur si rregull,  duhet të jenë plotësuar të gjitha vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese.

“Është shortuar për të qenë në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe do të vazhdojë të kryejë funksionet në këtë post deri në përfundim të mandatit”, u shpreh Ulsi Manja.

Por a tentoi mazhoranca një grusht sheti, kur i hoqi presidentit ekskluzivitetin e betimit të anëtarëve të gjykatës kushtetuese? Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës dha këtë përgjigje kur u pyet nga A2.

“Ju e besoni këtë? Jemi republikë parlamentare dhe për këtë arsye parlamenti ndërhyri për të zhbllokuar këtë situatë konfliktuale mes institucioneve”, shtoi Manja.

Ulsi Manja, së bashku me eksponentë të tjerë të mazhorancës  do të përballen me presidentin Meta në Komisionin e Venecias si palë rivale për ligjshmërinë e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Pikërisht në këtë gjykatë i sugjeron presidentit të drejtohet dhe një herë për paketën anti-KÇK, të cilën Meta e konsideron antiligjore.

“Presidenti është i lirë si çdo institucion tjetër që ka pretendime të kësaj natyre t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka nevojë për retorikë politike”, tha kreu i Komisionit të Ligjeve.

Por a duhen shqiptarët të ndjehen të kërcënuar për privatësinë e tyre , për aq kohë sa policia mund t’i përgjojë pa autorizim gjykate?

A2 CNN Livestream

Dita jonë