“All Star Game”, trofeu në nder të Bryant fitohet nga skuadra e LeBron James – A2

“All Star Game”, trofeu në nder të Bryant fitohet nga skuadra e LeBron James

Skuadra e LeBron James u shpall fituese e ndeshjes “All Star” në basketbollin amerikan. Plot 312 pikë të shënuara në një superspektakël, ndërsa ekipi i formuar me në krye yllin e Lakers mundi skuadrën e Giannis Antetokumpo 157-155 duke fituar trofeun që këtë vit iu kushtua Kobe Brayant, legjendës që u nda nga jeta së bashku me të bijën në aksidentin fatal të 26 janarit.

Skuadra e drejtuar nga James përmbysi avantazhin prej 11 pikësh të kundërshtarëve dhe falë gjuajtjeve të lira të Anthony Davies ja doli në fund të marrë fitoren, me një periodë të katërt pa kronometër. Kjo, pasi ishte propozuar që në periodën e fundit fitues të shpallej skuadra që arrinte e para kuotën e 24 pikëve, në shenjë nderimi për numrin që mbajti veshur legjenda Bryant. Ndërkohë LeBron dhe të gjithë në skuadrën e tij veshën fanellën me numrin 2, atë që mbante pas shpine edhe vajza e ndjerë e Kobe.

Kawhi Leonard u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes me 30 pikë të shënuara. Lojtarët e të dyja skuadrave e konsideruar përballjen e këtij viti, si ndeshjen “All Star” më të mirë të të gjitha kohërave.