Brnabic për A2: Serbia, kontribut 2 mln euro nga zemra për Shqipërinë

Ndërsa në Bruksel po mbahet konferenca e donatorëve për të grumbulluar fonde për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntori, A2 ka mësuar se Serbia do të dhurojë një shumë prej 2 milionë eurosh.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic është shprehur për A2 se Serbia do t’i japë nga zemra 2 milionë euro Shqipërisë.

Ndërkohë, Komisioni Europian do të japë 100 milionë euro për procesin e rindërtimit nga dëmet e tërmetit. Shuma e madhe do t’i shtohet 15 milionë eurove të dhëna nga BE menjëherë pas fatkeqësisë së 26 nëntorit dhe nuk përfshin shumat që do të dhurojnë shtetet e tjera anëtare.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se BE do të monitorojë gjithashtu procesin e rindërtimit dhe alokimit të fondeve.