City me një këmbë jashtë Champions, Guardiola vendos për të ardhmen – A2

City me një këmbë jashtë Champions, Guardiola vendos për të ardhmen

Pep Guardiola Man City 1100x620

Përjashtimi nga UEFA, me dy vjet nga arena ndërkombëtare dhe mundësia e heqjes së titullit të vitit 2014 rrezikon eksodin masiv te Manchester City. Skuadra mund të humbasë yjet e saj, por ndërkohë anglezët marrin sinjalin e parë të rëndësishëm.

Pep Guardiola i ka premtuar besnikëri klubit, pavarësisht asaj që ndodh. Trajneri i ka njoftuar drejtuesve dhe futbollistëve se do të qëndrojë në krye të stolit, edhe nëse klubi nuk e fiton çështjen në Apel. “Me apo pa Champions do të respektoj kontratën që përfundon në vitin 2021”, tha Guardiola. Një garanci për City-n dhe një mesazh për Barcelonën, Juventusin dhe Paris SG, që dëshirojnë teknikun.