Formula 1, ndryshim imazhi, Williams prezanton makinën e re

Një ndryshim rrënjësor në pamje, për të harruar zhgënjimin e madh të edicionit të kaluar. Edhe skuadra Williams prezantoi makinën e re, për Botërorin 2020 në Formula 1. Njëvendëshja me motor Mercedes do t’i besohet dy pilotëve Nicholas Latifi dhe George Russell.

Bie në sy fakti se përveç ngjyrave tradicionale bardh e blu, makina e skuderisë angleze është ngjyrosur edhe me të kuqe prej sponsorit.

Viti 2019 ishte më i errëti në historinë e lavdishme të nëntë herë kampionëve të botës për konstruktorë, me Williams që e mbylli kampionatin në vendin e fundit, me vetëm një pikë të grumbulluar.