Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Konferenca e Donatorëve, Basha: Të nisë menjëherë puna, fondet të përdoren me transparencë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2020, 19:05 | Politikë
Konferenca e Donatorëve, Basha: Të nisë menjëherë puna,

Edhe kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar pas Konferencës së Donatorëve, duke falënderuar vendet pjesëmarrëse dhe duke bërë thirrje që të nisë menjëherë puna dhe me përgjegjësi dhe transparencë.

“Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.

Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.

Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur  keqpërdorimin dhe abuzimin me to”, mbyllet reagimi i Bashës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani