Konferenca e Donatorëve, mblidhen 1,15 miliardë euro

Shqipëria arriti të mbledhë një shumë të konsiderueshme financiare, në formën e ndihmës dhe huasë, gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve, që u zhvillua në Bruksel pasditen e sotme.

Shuma e mbledhur shkon në 1.15 miliarde euro, duke tejkaluar faturën e dëmeve, e cila shkonte në 1 miliard.

Ndërsa njoftoi zyrtarisht shifrën, eurokomisioneri për Zgjerim, Oliver Varheley, e cilësoi si një tregues së sa e rëndësishme është Shqipëria për miqtë e saj.

Ndërsa Kryeministri Rama pranoi se shifra e mbledhur nga donacionet dhe huatë shkonte përtej çdo imagjinate të tij. 

“Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshëm me Shqipërinë. Kemi mbledhur 1.15 mln Euro”, tha Olivér Várhelyi, komisioneri i BE-së për zgjerim, duke bërë të ditur shumë e grumbulluar në këtë konferencë.

“Në qoftë se do shkonim në 50% të shumës do të ishte fantastike dhe do të kishte ndodhur magjia. Kjo ka shkuar përtej çdo imagjinate të shfrenuar”, tha Rama.

***

Komisioni Europian do të japë 100 milionë euro për procesin e rindërtimit nga dëmet e tërmetit. Shuma e madhe do t’i shtohet 15 milionë eurove të dhëna nga BE menjëherë pas fatkeqësisë së 26 nëntorit dhe nuk përfshin shumat që do të dhurojnë shtetet e tjera anëtare.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se BE do të monitorojë gjithashtu procesin e rindërtimit dhe alokimit të fondeve.

“I gjithë Bashkimi Europian u mobilizua për një vend që është në zemër të kontinentit dhe shpresoj e jam e bindur që një ditë do të jetë gjithashtu pjesë e unionit. Shqiptarët e dinë më shumë se kurrë tani që i përkasin familjes europiane. E gjithë bota është mobilizuar në mbështetjen tuaj”, tha Presidentja e Komisionit Europian.

“Nevojat vazhdojnë të jenë të mëdha dhe duhen përballuar me urgjencë. Kostot e rindërtimit janë vlerësuar rreth 1 miliard euro dhe është e qartë që Shqipëria nuk e mban dot këtë barrë e vetme. Sot u premtojmë shqiptarëve që jemi këtu për një kohë të gjatë, solidariteti ynë do të mbetet i madh si në momentet e para pas fatkeqësisë”.

Disa nga donacionet në këtë konferencë

Franca, 60 milionë euro

Gjermania, 11 milionë euro

Serbia, 2 milionë euro

Suedia, 5.6 milionë euro fonde dhe grante

Holanda, 3 milionë euro për aktivitete rindërtuese

Danimarka, 2.7 milionë euro. Projekti për gjithë rrjetin e ujësjellësit post tërmet.

Polonia, 2.7 milionë euro për rindërtimin

Greqia, 2.5 milionë euro

Sllovakia, 250 mijë euro

Sllovenia, 300 mijë euro për ndërtimin e një shkolle në një zonat e prekura

Finlanda, 300 mijë euro

Luksemburg, 150 mijë euro përmes UNICEF

Austria, 1 milionë euro

Hungaria, 250 mijë euro për të ndërtuar kishat katolike. Sektori privat ka dhënë kontribute, 500 mijë euro nga banka kryesore.  

Greqia, 2.5 milionë euro

Maqedonia e Veriut, 6 mln dinarë, rreth 100 mijë euro

Kosova, 500 mijë euro në fondet e emergjencës. 200 mijë euro në formën e granteve

Turqia, rreth 46 milionë euro në formën e granteve

Grupi Islamik i Zhvillimit, 365 mln euro në programe financimi. 50 mln euro grante

Zvicra, 9 milionë euro grante

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë 2 mijë njësi banimi, rreth 70 milionë euro

Katari, 5 milionë dollarë

SHBA – Qeveria amerikane do të japë 3.9 mln dollarë në mënyrë transparente në mënyrë që të shkojnë te njerëzit që kanë më shumë nevojë. Në total do të jenë 5 milionë dollarë.