Konferenca e Donatorëve, Palmer: Krenar për kontributin e SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përfaqësuan në Konferencën e donatorëve nga Matthew Palmer, zëvendësndihmës i Sekretarit të Shtetit.

“Jam këtu sot për të treguar mbështetjen amerikane për Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë. Jemi në solidaritet me popullin shqiptar. Me të vërtetë është një periudhë shumë e vështirë dhe jam krenar që Shtetet e Bashkuara morën pjesë këtu duke dhënë dhe një kontribut”, tha Palmer për gazetaren e A2, Marsela Karapanço.