Konferenca e Donatorëve, Rama: Ju patët tërmetin tuaj së fundmi, sikur flamuri shqiptar të zëvendësonte atë britanik

17 SHKURT KONFERENCA E DONATOREVE frame 44412 1100x620

Duke falënderuar pjesëmarrësit në Konferencën e Donatorëve në disa gjuhë të ndryshme europiane, Kryeministri Rama u shpreh tepër i prekur nga zotimi i Komisionit Europian për të dhuruar 100 milionë euro për Shqipërinë për rimëkëmbjen nga tërmeti. “Flas këtu në emër dhe nga zemra e të gjithë shqiptarëve, ju lutem na mbështesni më shumë”, tha Rama. “Ju lutem na ndihmoni ndërsa përpiqemi të rimarrin veten nga dëmet”.

“Ju patët tërmetin tuaj së fundmi, me Brexit”, shtoi Kryeministri. “Edhe unë u trishtova. Ishte shumë e çuditshme për mua, që vij nga një shtet që është i dëshpëruar për t’u anëtarësuar në BE të shihja një shtet të madh si Mbretëria e Bashkuar të largohej. Sa i lumtur do të isha sikur flamuri madhështor shqiptar do të ngrihej këtu në Bruksel për të zëvendësuar flamurin e bukur britanik që është ulur këtu në Bruksel. Por nuk po them ju lutem bëjeni, sepse e di që jeta nuk është aq e lehtë”, tha Rama.

Rama e quajti vendimin e tetorit për të mos hapur negociatat me Shqipërinë një tronditje, por shtoi  se ishte i inkurajuar nga metodologjia e re e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe reagimi i Komisionit Europian për të lëshuar energji pozitive për vendet kandidate.