Lehtësim për Hysaj, në fushë prej fundjavës

hysaj i demtuar 1100x620

Dëmtimi në gju i Elseid Hysajt, në ndeshjen ndaj Cagliari-t shkaktoi ankth. Aq më tepër kur të gjithë i trembeshin problemeve në ligamente, nga i cili kapiteni i Shqipërisë rrezikonte të humbiste pjesën e mbetur të sezonit.

Për të lehtësuar mbrojtësin, Napolin por edhe Kombëtaren kuqezi shërbeu diagnoza pas kontrolleve mjekësore. Klubi i Serie A njoftoi se “Hysaj nuk ka asnjë problem në ligamente dhe mund të jetë në fushë prej ndeshjes së kësaj të premteje ndaj Brescias”.

Një lajm i mirë për trajnerin Edy Reja në prag të dy ndeshjeve miqësore, ndaj San Marinos më 27 mars dhe Sllovenisë në datën 30, aty ku do të nisë projekti i ri i Kombëtares.