Mblidhen 1,15 mld euro për Shqipërinë, Von der Leyen: Fenomenale, plotësojnë të gjitha nevojat

von der leyen 1100x620

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp pas mbylljes së Konferencës së Donatorëve në Bruksel gjatë së cilës u mblodhën mbi 1.15 miliardë euro për të përballuar pasojat e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit në Shqipërisë.

Zyrtarja e lartë e KE shprehu kënaqësinë për rezultatët e kësaj Konference Donatorësh, ku u arrit të mblidhej një shifër donacionesh, huash dhe grantesh që mbulojnë nevojat që ka Shqipëria për të përballuar pasojat e kësaj fatkeqësie.

“Shqipëria nuk është e vetme do të vazhdojmë ta ndihmojmë është pasi është një partnere dhe një mike e BE. Jam e lumtur që BE dhe institucionet e tjera financiare kanë dhënë një shumë të konsiderueshme, që parakaloi të gjitha parashikimet. Kjo është fenomenale, shuma totale i mbulon të gjitha nevojat që ka vendi”, u shpreh presidentja e KE, Von Der Leyen.