Nuk ka marrëveshje, naftëtarët e Ballshit në grevë urie – A2

Nuk ka marrëveshje, naftëtarët e Ballshit në grevë urie

naftetaret 600x338

Nuk është arritur marrëveshje mes kompanisë dhe punonjësve të uzinës së Ballshit. Qindra punonjësit që janë në ditën e pastë të protestës në rafinerinë e përpunimit të naftës si pasojë kanë vendosur fillimin e grevës të urisë, duke solidarizuar në këtë mënyrë me kolegët e Poçemit.

Përfaqësuesit e punëtorëve deklaruan se greva do të nisë në mjediset e qendrës shëndetësore që ndodhet pranë uzinës.

Në takimin mes palëve është thënë se mund të nënshkruajnë kontratë të re pune nga një marsi, pa njohur borxhet e prapambetura.