OFL thotë se u dërgoi formularin e vetëdeklarimit, vëllezërit vlonjatë: Nuk na ka mbërritur

17 SHKURT OFL ORA 11 00 frame 13916 1100x620

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar këtë të hënë duke u dërguar kërkesat për vetëdeklarim nga dy vëllezër vlonjatë, të dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

Altin dhe Mikel Çuçaj, janë dënuar të dy në Itali, nga Gjykata e Torinos për trafik droge dhe sipas ligjit special ta miratuar së fundmi, duhet të përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, mbi burimet e pasurisë së tyre.

Vëllezërit Çuçaj janë pronar të një kompleksi turistik në Radhimë. Por i kontaktuar në telefon nga A2, Altin Çuçaj mohoi të ketë marrë formularin nga OFL. “Nuk na ka mbërritur asnjë formular, po e marrim vesh nga TV”, tha ai. “Prokuroria ka nisur më herët dy procese për verifikimin e pasurisë sonë dhe i ka pushuar se s’ka gjetur elementë të veprës penale. E çuam çështjen edhe në gjykatë dhe në të gjitha instancat rezulton se gjithçka është konform ligjit. Do t’ju vëmë në dispozicion gjithë dokumentacionin ligjor”.