Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Qeveria e re e Kosovës, Rexhep Qosja për A2: Udhëheqja e vjetër tentoi ta pengonte

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2020, 20:22 | Kosova
Qeveria e re e Kosovës, Rexhep Qosja për A2: Udhëheqja e

Akademiku i madh shqiptar Rexhep Qosja, në një intervistë të dhënë për A2, ndër të tjera foli edhe për qeverinë e re të Kosovës. Vonesën në formimin e qeverisë, pengesat dhe pritshmëritë.

Qeverisja e re e Kosovës

“Ka ardhur një brez i ri. VV është një parti me djem dhe gra të reja. Kjo parti është e veçantë edhe me programin e saj. E treta, është e veçantë me qëllimet e saj dhe është e veçantë me shpresën që ka zgjuar në opinion në përgjithësi.

Formimi i qeverisë u zgjat shumë dhe mua mu kujtua treshja e madhe që vendosi fatin e planetit pas Luftës së Dytë Botërore. Partitë shqiptare nuk po mundnin të merreshin vesh. Kam pasur rezerva ndaj LDK-së, por e quajta të nevojshme se edhe pse dy parti me programe të ndryshme është mirë që të krijonin qeverinë dhe mua më erdhi mirë që ndodhi kështu”.

Pengesa për qeverinë e re

“Këta që u larguan, qëkur përfundoi lufta kanë qenë në pushtet, vetëm VV nuk ka qenë në pushtet. Pala e tretë kanë qenë këta, politika e vjetër, udhëheqësit e partive që ishin në pushtet. Kjo ishte pala e tretë që bënte veprime të dukshme dhe te padukshme për të penguar formimin e qeverisë së re. Mbledhja e 3 shkurtit do të shënohet në histori, për shpresën që zgjati fitorja e këtyre, do të shënohet edhe reagimi i këtyre që humbën pushtet”.

Fjalimi i Kurtit

“Qeveria e re premtoi se do të bëjë ato ndryshime që do të çlirojnë Kosovën nga të këqijat që e kanë penguar sot, ky ishte fjalimi i Kurtit. Ana tjetër ishte diskutimi. Për herë të parë, unë e kuptoj kritikën, por aty nuk dëgjova kritikë. Ishte një diskutim agresiv, shumë agresiv. Për herë të parë doli në diskutim numri i madh i grave me fjalime të shkruara. Kjo është një përshtypje e përgjithshme që ato fjalë u ishin shkruar prej ekipit të caktuar dhe ato i lexuan. Me keqardhje dua të them se vajza dhe gra të ngritura u keqpërdorën në mbledhjen e 3 shkurtit”.

Zemërata e qeverisjes së vjetër në Kosovë

“Atyre iu përgjigjet fjala pushtet. Ata që ishin duan të sundojnë dhe e panë se me fitoren e VV dhe LDK, ata humbin lidhjet, burimet, ku kanë përfituar dhe ku kanë arritur dhe të bëhen një numër jo i vogël milionerë politikë. Humbën mundësitë për të mbajtur dhe për të shtuar atë që kanë dhe humbin mundësitë për të sunduar. Se sa kjo do të zgjasë, ta shohim”.

Çfarë i thanë dhe pse e akuzuan kryeministrin e ri?

“Dëgjuan dy tre mendime shumë shqetësuese dhe të dëmshme, që nuk shprehin disponimin, ndjenjat e popullit të Kosovës. E para, ishte mendimi që Kurti nuk e njeh dhe nuk e do Kosovën. Ai është një djalë shumë inteligjent. Atë të VV, të vetmit në strukturat politike të Kosovës, dinë kush është Kanti, kush është Hegeli, René Descartes, kush janë filozofët e njohur. Njëri prej tyre ka bërë edhe libër dhe kjo nuk është e lehtë. Ata kanë horizonte të gjera. Kjo tregon atë që Konica e ka quajtur “Patriotizmi i Mëhallës”. Unë duan t’u them atyre që e thanë këtë fjalë, kur kam shkruar kundër shovinizmit serb, malazez e maqedonas, pas demonstratave të vitit 1981, shumë prej atyre që duartrokitën atë ditë kanë mbajtur stafetën e Titos. Ato shkrime nuk më janë botuar këtu, por në Zagreb e Lubjanë”.

Dialogu me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi

“Fjala e parë ishte ajo e një kryetari të një partie, fjale e dytë që shkaktoi shumë shqetësim ishte: Ata që do të bëjnë bisedime me Serbinë të kenë shumë kujdes dhe po u bënë bisedime që nuk janë në interesin e Kosovës, pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë gjallë. Pra, u kërcënua. Unë them se gabimet që janë bërë në bisedimet mes Kosovës dhe Shqipërisë, mes Prishtinës dhe Beogradit, kanë marrë pjesë këta që ishin në pushtet dhe kanë bërë një varg gabimesh. Këta i dhanë disa komuna. Gjykata Kushtetuese e Kosovës i anuloi një varg paragrafësh të këtyre marrëveshjeve dhe këta i nënshkruan. Me kriteret demokratike, këta duhet të binin nga pushteti pas vendimit të gjykatës. E dyta që këta bënë ishte krijimi i Gjykatës Speciale, e ndërruan kushtetutën. Ku do të merren në pyetje dhe ku do të dënohen pjesëtarë të UÇK dhe kjo po ndodh. VV nuk ka qenë në pushtet. Gabimi i tretë është demarkacioni me Malin e Zi. I dhanë disa hektarë tokë Malit të Zi. Unë po ju them se atë territor të Kosovës e njoh si nxënës dhe student, pasi kam shkuar gjatë pushimeve verore në vendlindje dhe iu fal Malit të Zi një zonë shumë e rëndësishme. Sot, kur flasin për bisedimet me Serbinë e harrojnë atë që i kanë dhënë Malit të Zi. Kanë një përgjegjësi të madhe politike. Atje kurrë nuk ka pasur malazez, ato janë vija e Bjeshkës. Kufiri i Kosovës me Malin e Zi ka qenë ai kufi. Aty kurrë nuk kanë jetuar malazezë, ata janë në anën tjetër”.

Dialogu me Serbinë dhe fuqitë e mëdha

“Këta do t’i bëjnë bisedimet pa inferioritet dhe nuk kanë nevojë për inferioritet. Politika shqiptare, me disa ndërprerje historike, ka qenë një politik servile ndaj të mëdhenjve dhe kjo është e kuptushme në politikën e shumë popujve të vegjël, por sot nuk kemi nevojë për një politik të tillë.

Problemet mes vendeve të Ballkanit, në fund, i kanë zgjidhur fuqitë e mëdha, duke caktuar edhe kufijtë. Tani, pak a shumë nuk është më kështu, por fuqitë e mëdha duhet të vendosin. Ata e caktuan Rambujenë sepse e panë që shqiptarëve u është bërë një padrejtësi e madhe. Fuqitë e mëdha janë fajtore që kanë copëtuar trojetshqiptare dhe kanë ndërprerë lidhjet mes shqiptarëve.

Taksa ndaj Serbisë

“Edhe ata që ishin kundër taksës, tani po e përkrahin. Ajo taksë ishte e mirë, por ato prodhime që vinin nga Serbia që është afër, ato prodhime vijnë nga Bullgaria, Shqipëria apo shteteve të tjera dhe ato vijnë edhe me çmime më të shtrenjta dhe mendoj se koncepti i Albinit për reciprocitet është më i drejtë dhe më i pranueshëm, është marrëdhënie”.

https://a2news.com/2020/02/17/rexhep-qosja-shqiperia-dhe-kosova-do-te-bashkohen-pavaresisht-zerave-kunder/

A2 CNN Livestream

Dita jonë