Sërish Rebiç, Milan rikthehet pas derbit

Rebic Ante Milan Torino Serie A 1100x620

Milani është rikthyer tek fitorja në kampionatin italian të futbollit pas humbjes zhgënjyese që pësoi një javë më parë në derbin e Madonninës përballë Interit me rezultatin 4-2.

Kuqezinjtë mundën në fushën e tyre Torinon me një gol të kroatit Rebiç në pjesën e parë të takimit, i cili javë pas jave po rikthehet në formën e tij optimale.

Djemtë e Piolit krijuan edhe shumë raste të tjera për të shënuar në pjesën e dytë, por u treguan të pasaktë përballë portierit mik Sirigu.

Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 35 pikëve në 24 javë dhe renditet në vendin e 8.