Shqipëria përfiton 1,15 mld euro, Rama: Moment magjik, një histori suksesi – A2

Shqipëria përfiton 1,15 mld euro, Rama: Moment magjik, një histori suksesi

Edi Rama Konferenca e Donatoreve Termeti Bruksel 1100x620

Pas konferencës së donatorëve, ku u mblodhën 1,15 miliardë euro, Rama falënderoj të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoi se “BE mund të na ngre nervat, por është unik dhe është projekti më vizionar dhe i mrekullueshëm për të bërë njerëzit bashkë”.

“Mu mbush zemra me atë që dëshmuam. Do të them se nga të gjitha gjuhet të cilat përshëndeta të pranishmit që vinin nga të gjitha vendet, ne kishim donatorët më të mëdhenj, është e jashtëzakonshme se si solidariteti u përhap. Nga Emiratet, Turqia, Gjermania, të të gjithëve, nuk matet me vlerën e asaj gjë gjithkush dha, por me solidaritetein e treguar me të gjitha vlerat e kontributit. Është nga ato momentet që mendon se diçka magjike ka ndodhur. Ne po mendonim se me 40% do të ktheheshim pa ankth. Me këtë shumë është një mrekulli, magjike. Përtej kësaj mrekullie ka njerëz. Do të doja t’i falenderoja me zemër.

Macron që nga momenti i parë e ka pritur me padurim këtë eveniment dhe sot më përcolli urimet dhe ndjesën që nuk ishte i pranishëm. Italisë, Kancelares gjermane, dua t’i falënderoj, pa harruar presidentin Erdogan. Mirënjohje mjaft të madhe për Mohammed bin Zayed Al Nahyan, por edhe të tjetër dua t’i falënderoj nga zemra. Është një moment fantastik për të gjithë se BE mund të na ngrejë nervat, por është unike dhe është projekti më vizionar dhe i mrekullueshëm për të bërë njerëzit bashkë”, tha Rama.