Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tre fuoristrada gjejnë “parkimin” në detin e Vlorës, ende nuk dihen shkaqet

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2020, 10:28 | Aktualitet

Tre automjete tip fuoristrada janë gjetur mëngjesin e sotëm në ujerat e detit, pranë plazhit të ri në Vlorë.

Fuoristradat janë gjetur thuajse njëra pas tjetrës, ç'ka tregon se kane tentuar të tërheqin njëra tjetrën por më pas kanë mbetur në ujë.

Policia ka nisur verifikimet dhe kontaktet me pronaret e mjeteve që janë gjetur në det.

Dyshimet flasin se njëri prej mjete ka tentuar të tërheqë apo të lëshojë një gomone dhe ka mbetur në ujë, ndërsa dy mjete e tjera kane mbetur në tentativë për të nxjerre mjetin e pare.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me ndonjë tentative për aktivitet të paligjshëm apo është thjesht një aksident i pazakontë.   

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli