Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vetting-u, konfirmohet në detyrë zv.Prokurori i Përgjithshëm

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2020, 10:00 | Aktualitet
Vetting-u, konfirmohet në detyrë zv.Prokurori i Përgjithshëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Thoma Jano. Gjatë verifikimit të kritereve, u konfirmua se Jano nuk kishte fshehje të pasurisë, deklarime të rreme apo konflikte interesi, ndërsa nuk u gjet asnjë provë apo informacion për të ngritur dyshime mbi kontaktet e tij me krimin e organizuar.

Në fund të vitit të kaluar Jano u emërua si zëvendësprokuror i Përgjithshëm dhe drejtor i Përgjimeve, nga kreu i organit të akuzës, OIsian Çela, me një mandat dyvjeçar.

Thoma Jano nisi punën si prokuror pas vitit 1997, si kreu i prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi. Më pas ai vijoi të jetë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme për t’u emëruar në sektorin e përgjimeve në kohën kur këtë prokurori e drejtoi Adriatik Llalla.

A2 CNN Livestream

Dita jonë