Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Aksident spektakolar në Shtetet e Bashkuara, piloti i njohur në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2020, 12:02 | Sporte të tjera

Dytona 500 është më shumë se një garë e rëndësishme e kampionatit NASCAR në Shtetet e Bashkuara, është një nga “mitet” e automobilizmit amerikan.  

Por fitorja e djeshme e Denny Hamlin u zbeh nga aksidenti spektakolar dhe tragjik i pilotit ekspert Ryan Newman. Në xhiron e fundit, makina e tij që po luftonte për fitoren u përplas me murin rrethues dhe me një tjetër mjet, duke fluturuar disa sekonda në ajër.

https://www.youtube.com/watch?v=eu_C4UhfAy4

Piloti 42-vjeçar u shtrua urgjentisht në spitalin e Halifax, dhe ndodhet në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Newman kishte fituar pikërisht këtë garë në vitin 2008, dhe është një nga veteranët e kategorisë, me  19 vjet eksperiencë në NASCAR.

 Një sportist i dashur nga publiku, sa që vetë presidenti Donald Trump ka shpërndarë në Twitter një postim ku lutet për shëndetin e tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani