Armando Broja nënshkruan kontratën si profesionist me Chelsea-n

Armando Broja Chelsea 1100x620

E ardhmja e kombëtares shqiptare duket e sigurt, teksa shumë lojtarë të rinj janë duke shkëlqyer në Europë.

Armando Broja është një prej tyre, i cili së fundmi ka nënshkruar kontratën e parë si profesionist me skuadrën e Chelsea-t në Angli.

Sulmuesi, vetëm 18 vjeç, është duke shkëlqyer këtë sezon me ekipet e moshave të Chelsea-t, me atë të 18-vjeçarëve dhe ekipin e 23-vjeçarëve, duke gjetur rrugën e rrjetës thuajse çdo javë.

Paraqitja e sulmuesit ka detyruar drejtuesit e klubit londinez që të mos humbin kohë, por t’i ofrojnë menjëherë kontratën si profesionist lojtarit.

Broja është pjesë e skuadrës Shpresa të Shqipërisë dhe tashmë është në pritje të një ftese edhe nga Lampard në ekipin e parë të Chelsea-t.