Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Çmimet “Laureus”, Hamilton e Messi shpallen sportistët e vitit

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2020, 13:14 | Futboll
Çmimet “Laureus”, Hamilton e Messi shpallen sportistët e

Lionel Messi dhe Lewis Hamilton janë shpallur “Sportistët e Vitit”. Ylli i futbollit dhe 6 herë kampioni i botës në Formula 1 u vlerësuan në edicionin e 20-të çmimeve “Laureus”.

Në ceremoninë e zhvilluar në Berlin, për të parën herë në histori, fituesit ishin dy sportistë, ndërsa Lionel Mesi është futbollisti i parë që vlerësohet me çmimin prestigjioz. Për femra, “Sportistja e Vitit” u zgjodh gjimnastja amerikane, Simon Bejls, në triumfin e tretë në katër vitet e fundit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli