Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Donacionet për Shqipërinë, Varhelyi: Korrupsioni nuk do tolerohet

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2020, 11:22 | Aktualitet
Donacionet për Shqipërinë, Varhelyi: Korrupsioni nuk do tolerohet

Korrupsioni nuk do të tolerohet sa i përket menaxhimit të fondeve të mbledhura për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

Paralajmërimi vjen nga komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Në një intervistë për Deutsche Welle, zyrtari i lartë shprehet i kënaqur për solidaritetin e dëshmuar në konferencë, por thekson se Bashkimi Europian do të angazhohet fort që paratë të përdoren në mënyrë të arsyeshme.

Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t'i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen”, deklaroi Varhelyi.

Sa i përket mundësisë së hapjes së negociatave në muajin mars, Varhelyi preferon të mos japë gjykime të nxituara. 

“Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort!”, tha Komisionari për Zgjerimin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli