Haaland trondit PSG, vijon të mrekullojë në Champions

wwwwwwwwwwwww 1100x620

Erling Braut Haaland, 19-vjeçari i Dortmund, vijon të shkëlqejë në Champions League. Ylli norvegjez realizoi dy gola në ndeshjen e vlefshme për Champions League ndaj PSG.

Haaland realizoi golin e parë të ndeshjes dhe më pas barazoi Neymar, por norvegjezi e gjeti sërish rrjetën, këtë herë me një goditje mjaft të bukur nga jashtë zonës, duke i dhënë fitoren Dortmundit.

Në 7 ndeshje në Champions, Haaland ka realizuar 10 gola.

Ai e nisi sezonin me Salzburg dhe u transferua te skuadra gjermane në merkaton e dimrin, ku po vazhdon shkëlqimin.