Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“ISIS është më i fortë se në kohën kur u krijua”

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2020, 21:46 | Bota

E ndërsa e gjithë bota festoi kur zyrtarët e lartë amerikanë shpallën fundin e Shtetit Islamik, të tjera të dhëna vijnë nga territoret ku u krijua dhe u zhvilluan grupimi terrorist.

Raportimet e fundit bëjmë me dije se Shteti Islamik po përgatitet të rikthehet pasi sot numëron më shumë luftëtarë seç kishte në vitin 2014, kur shpalli dhe Kalifatin dhe ka në dispozicion sasi të mëdha parash.

Kryeministri i Kurdistanit irakian, Masrour Barzani në një intervistë për “Atlantic” shprehet se ka të dhëna të shumta se ISIS është i paprekur.

“Është e vërtetë që kanë humbur liderët kryesorë dhe njerëz të aftë, por ata kanë fituar eksperiencë dhe rekrutuar më shumë luftëtarë rreth vetes. Kështu që nuk duhen nënvlerësuar”, u shpreh Barzani.

Lideri i Kurdëve deklaroi se Shteti Islamik sot ka rreth 20 mijë luftëtarë rreth Irakut dhe Sirisë, dyfishin e numrit që kishte në vitin 2014 kur morri kontrollin e territorit në rajon.

Sipas një raporti të fundit të Kombeve të Bashkuara, ISIS ka në dispozicion rreth 100 milonë dollarë rezerva.

A2 CNN Livestream

Dita jonë