Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kalon për gjykim çështja ndaj Agim Kajmakut, 3 akuza të ngritura ndaj tij

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2020, 15:19 | Kronikë
Kalon për gjykim çështja ndaj Agim Kajmakut, 3 akuza të

Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen në ngarkim të Agim Kajmakut dhe tre ish vartësve të tij. Kajmaku do të gjykohet për veprën penale të "falsifikimit të formularëve", "falsifikimit të dokumenteve" dhe "kryerje e funksionit pas dhënies fund të tij".

Përmes avokatit të tij, Kajmaku kërkoi pushimin e çështjes, kërkesë qe nuk u pranua nga gjykata. Të bashkëpandehura me Kajmakun janë dhe Merita Shytko e Irma Bylyku të akuzuara për "falsifikim dokumentesh" dhe Mirjeta Mema për "shpërdorim të detyrës".

Ish-zyrtari i lartë i fshihet drejtësisë që prej 12 nëntorit 2019, kohë kur gjykata caktoi për të një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë.

Ndonëse ka organizuar disa operacione, policia ende nuk ka mundur ta gjejë dhe arrestojë. Kërkesën për zëvendësim të masës së dhënë në mungesë Kajmaku e bëri nga arratia përmes avokatit të tij mbrojtës. Në seancën e së martës, avokati Isuf Shehu nuk u paraqit, çka u bë shkak për pushimin e çështjes dhe lënien të pacenuar të masës së “arrest në burg” për Kajmakun.

Në 20 janar të këtij viti Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për Kajmakun duke e marrë të pandehur për “falsifikim të formularëve”, “falsifikim të dokumenteve zyrtare” dhe “kryerje e funksionit pas dhënies fund të tij”. Sipas prokurorisë, ish-Kryebashkiaku nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një procedim penal në Greqi, ka falsifikuar numrin e protokollit në urdhrat e firmosur prej tij për shkarkimin nga detyra të dy nënkryetarëve, si edhe ka hyrë në ambientet e Bashkisë Vorë, pasi KQZ e kishte shkarkuar nga detyra.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli