Kampionët në fuqi të Champions “rrëzohen” në Madrid – A2

Kampionët në fuqi të Champions “rrëzohen” në Madrid

salah 1100x620

Liverpool ka rezultuar pa fat në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 në Champions League përballë madrilenëve të Atleticos.

Edhe pse vinin në këtë ndeshje me petkun e kampionëve të Europës në fuqi, Liverpool është mundur minimalisht me rezultatin 1-0 nga “Los Colconeros” falë një goli të Saul Niguez në minutën e  katërt të takimit.

Vendasit vinin me shumë mungesa në këtë ndeshje dhe goli i minutave të para iu dha më shumë siguri. Për Liverpool, ky gol qe një goditje, por britanikët morën frenat e lojës dhe për minuta të tëra sulmuan portën e Oblak.

“The Reds” krijuan raste pa fund, por fati ishte me vendasit dhe në duart e portierit slloven. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 11 mars dhe pritet të jetë një duel i fortë, me Liverpool që kërkon me çdo kusht të ruajë titullin kampion.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Borussia Dortmund fitoi nga PSG me rezultatin 2-1 falë një dygolëshi të Halaand.