Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Më në fund, Ajeti bëhet me skuadër, i bashkohet lojtarit tjetër të Shqipërisë

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2020, 21:19 | Futboll
Më në fund, Ajeti bëhet me skuadër, i bashkohet lojtarit

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti është zyrtarisht një lojtar i skuadrës daneze të Vejles, në kategorinë e dytë daneze.

Ajeti nuk luan prej 7-muajsh, që pas largimit nga Grashoperi në Zvicër dhe gjatë merkatos së dimrit u fol se ai mund të bashkohej edhe me skuadrën e Tiranës, por kjo gjë nuk ndodhi.

Pavarësisht periudhës së gjatë që lojtari ka që është jashtë fushës së blertë, sërish trajneri i skuadrës daneze është shprehur në prezantimin e Ajetit se ai ka besim në cilësitë e lojtarit.

“Është e qartë se 19 ndeshje ndërkombëtare për Shqipërinë dhe 41 ndeshje në Serie A janë një shprehje e qartë e cilësive të tij në futboll. Ne do ta rikthejmë atë sërish në formë”, ka thënë trajneri.

Te Vejle, Ajeti do të gjejë edhe lojtarin tjetër të kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani.

A2 CNN Livestream

Dita jonë