Një “makinë” e Formula 1 në qiell!

Një dron gjigant, i ngjashëm me një makinë të Formula 1, është testuar në Kroaci.

Droni me 12 motorë të vegjël mund të fluturojë me një shpejtësi deri në 140 kilometra në orë, madje mund të mbajë edhe një person.

Herbert Weirather, drejtori i përgjithshëm i “Drone Champions League”, kompanisë që ndërtoi këtë objekt fluturues, e përshkroi si historik testin në Kroaci, ndërsa theksoi se tashmë do të zhvillohen edhe një kampionat me dronë të tillë dhe ata janë në kërkim të pilotëve.