Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

E paraburgosura kineze ndjehet keq, tre oficerë britanikë futen në karantinë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 18:52 | Bota

Tre oficerë britanikë janë urdhëruar të futen vetë në karantinë pasi një grua që ishte ndaluar së fundmi u ndje keq në qeli dhe autoritetet dyshuan se mund të jetë e prekur nga koronavirusi.

Gruaja me nënshtetësi kineze, u arrestua në Burton dhe u dërgua për t’u mbajtur në paraburgimi në rajonin Stoke-on-Trent.

Oficerët e policisë që patën kontakt të drejtpërdrejt me gruan e arrestuar u urdhëruan nga eprorët të marrin masa paraprake dhe të qëndrojnë vetë në karantinë nga frika e virusit që ka prekur mijëra persona në Kinë.

E gjithë godina e policisë u evakuua dhe stafi i saj u detyrua që të shkonte në shtëpi. Gruas së arrestuar iu bënë analizat për koronavirus dhe rezultatet pritet të dalin pas disa ditësh.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli