Ekuilibristi “ndryshon” hotel nga ajri – A2

Ekuilibristi “ndryshon” hotel nga ajri

Një ekuilibrist amerikan arriti të kalonte nga një hotel në tjetrin në Havai, duke përshkruar një distancë prej 60 metrash nga kati i 14, në një lartësi mbi 30 metra.

Blake Wallenda, pjesëtar i grupit të akrobatëve “Flying Wallendas” e bëri këtë pa vendosur rrjetë sigurie poshtë, ndërsa mbante një shkop ekuilibri me peshë rreth 22 kg. Në një çast, ai ngre njërën këmbë duke ruajtur ekuilibrin në mënyrë të përkryer. Ndërsa hapat e fundit i bëri me nxitim, gati duke vrapuar, ndërsa turma e mbështeste me brohoritje.

31-vjeçari tha ai është brezi i shtatë në familjen e tij që merret me numra ekuilibri dhe kjo ishte arritja më e madhe në karrierën e tij deri tani.