Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Haradinaj i drejtohet Kurtit: Nëse heq taksën për njohje, ke mbështetjen time

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 15:38 | Kosova
Haradinaj i drejtohet Kurtit: Nëse heq taksën për njohje, ke

Ramush Haradinaj i drejtohet sërish kryeministrit Albin Kurti lidhur me heqjen e tarifës ndaj Serbisë. Në një letër të hapur, të publikuar në Facebook, kritikon dialogun dhe kërkon që tarifa të mos hiqet vetëm për rikthim në bisedime.

 “Ofro heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar”, shkruan Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1619629161494825

Gjithashtu thekson se qeveria Kurti do të ketë mbështetjen e tij dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, vetëm nëse taksa hiqet për njohje reciproke.

https://a2news.com/2020/02/19/heqja-e-tarifes-ndaj-serbise-kurti-reciprociteti-mbrojtje-per-prodhuesit-tane/

Në fund të letrës, ish-kryeministri e paralajmëron Kurtin se nëse zgjedh të dialogojë do të jetë përgjegjës për pasojat.

A2 CNN Livestream

Dita jonë