Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Heqja e tarifës ndaj Serbisë, Kurti: Reciprociteti, mbrojtje për prodhuesit tanë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 15:31 | Kosova
Heqja e tarifës ndaj Serbisë, Kurti: Reciprociteti, mbrojtje për

Prodhuesit e Kosovës janë shtyllë e shoqërisë dhe ekonomisë. Kështu u shpreh kryeministri, Albin Kurti, i cili mori pjesë në konventën e dytë të Prodhuesve të vendit.

Shefi i qeverisë së Prishtinës konfirmoi sërish vendimin e tij për të zëvendësuar tarifën ndaj Serbisë me masa reciprociteti.

Do të zëvendësojmë tarifën 100% dhe do të zbatojmë reciprocitetin e plotë tregtar me Serbinë, si me secilin shtet. Tarifa ka qenë masë e qeverisë së kaluar, ne nuk jemi për tarifa si mase ndëshkuese ndaj konsumatorit, por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve”, deklaroi Kurti.  

Kryeministri foli ndër të tjera edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë, duke nënvizuar se do të ketë bashkëpunim të plotë tregtar. Ndërsa drejtuesit e Klubit Prodhues të Kosovës u shprehën kundër Mini-shengenit Ballkanik, pasi sipas tyre kjo nismë nuk favorizon prodhimet “Made in Kosovo”.

Gjithashtu theksuan ndikimin në biznes të përplasjeve mes dy kryeministrave shqiptarë.

https://a2news.com/2020/02/15/kurti-nervozon-vucic-serbia-duhet-te-clirohet-nga-kosova/

 “E them me shumë keqardhje, që këto 5-6 ditë pas përplasjes mes dy kryeministrave kanë edhe një përçarje të popullatës në rajon, mosbesimi që ekziston ndaj dy shteteve patjetër që ndikon edhe në biznes”, u shpreh në konferencë Nagip Fejzi, kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë-shqiptar.

Prodhuesit e Kosovës kërkuan nga qeveria e re që t’i ndihmojë për të pasur qasje më të madhe në tregun e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani