Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Leipzig befason Tottenham-in e Mourinho-s, fiton në Londër

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 22:54 | Futboll
Leipzig befason Tottenham-in e Mourinho-s, fiton në Londër

Skuadra që është duke rivalizuar denjësisht Bayern-in këtë sezon në Bundesligë, RB Leipzig, ka bërë surprizën edhe në Champions, duke fituar në sfidën e parë minimalisht në Londër ndaj Tottenham-it.

Gjermanët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë edhe pse ishin përballë skuadrës që sezonin e kaluar mbërriti deri në finale të Champions.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u realizua nga Werner me 11-metërsh në minutën e 58-të.

Megjithatë, çështja e kualifikimit mbetet sërish e hapur dhe do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Gjermani, ku do të mësohet dhe skuadra që do të sigurojë biletën e çerekfinaleve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani