Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Luan në violinë ndërsa operohet në tru

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 21:40 | Lifestyle

Një violiniste famshme britanike iu nënshtrua një operacioni të rëndë në tru në spitalin "King's College" në Londër ndërsa luante në veglën e saj të preferuar.

Operimi i pacientëve në gjendje të zgjuar është një praktikë që po ndiqet përditë e më shumë nga kirurgët me qëllimin që pacientët të mos humbasin aftësitë e veçanta nga ndërhyrja në tru, që në këtë rast është të luash në violinë.

Doktorët analizuan më parë trurin e violinistes Dagmar Turner për të parë zonat që aktivizoheshin kur ajo luante në instrument dhe ato që ishin përgjegjëse për gjuhën dhe lëvizjen.

Më pas ata e zgjuan në mes të procedurës në mënyrë që ajo të luante në violinë dhe kjo vetëm me arsyen për t’u siguruar që nuk do të dëmtonin aftësinë e saj për të bërë muzikë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani