Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Meta: Gjysmëparlamenti i deledeputetëve dhunon popullin. "Besëlidhje" më 2 mars

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 13:16 | Politikë
Meta: Gjysmëparlamenti i deledeputetëve dhunon popullin.

Presidenti Ilir Meta mbajti një konferencë për shtyp ditën e mërkurë për të sjellë prova të reja për atë që e quan “grusht shteti”. Gjatë konferencës, Meta e cilësoi Parlamentin “gjysmëparlament” dhe deputetët e tij, “deledeputetë”.

"Gjysmëparlamenti i deledeputetëve vetëm gënjen e mashtron dhe kërkon të implikojë institucionet që nuk kanë dhënë opinion lidhur me betimin në formë të shkruar për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese".

“Komisioni i Helsinkit thotë se ceremonia e betimit nuk bëhet me shkrim. Kërkohet prezenca fizike e personit që betohet përpara Presidentit”, deklaroi Meta.

Ilir Meta gjithashtu paralajmëroi një "besëlidhje" më 2 mars pasdite: “Nga data 2 mars do të firmoset dekreti i parë, para popullit shqiptar. Në bulevard do të lidhim besën. Më 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ju japim fjalën se shumë shpejt nuk do të ketë vetëm një institucion në mbrojtje të republikës, por të gjithë këta institucione që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do t’i kthehen popullit shqiptar. Ata që kërkojnë popullin e presidentit në WhatsApp, të porosisin poture të gjera”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli