Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Plani i për emigracionin, Britania me sistem pikësh, punësohen më të aftët

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 10:43 | Aktualitet

Punonjësit pa shumë aftësi nuk do të sigurojnë dot viza në Britaninë e Madhe, sipas planeve për emigracionin, në periudhën e post - Brexit. Qeveria, synon të reduktojë emigracionin në vend, dhe kërkon një sistem me pikë, mbi bazë të secilit punonjësit e huaj që duan të vijnë në Britaninë e Madhe duhet të flasin anglisht, të kenë një oferte të mirë pune dhe gjithashtu një sponsor të aprovuar. Ata do të vlerësohen me 50 pikë nëse i përmbushin këto kritere. Pikë të tjera do të shtohen për kualifikimet, paga e ofruar dhe punësimi në një sektor ku ka mungesa. Në total emigrantët duhet të arrijnë 70 pikët që të punojnë në Britaninë e Madhe. Në skemën e re, qeveria i kërkon punëdhënësve të mos mbështeten më në punën e lirë nga Europa, dhe të investojnë tek stafi aktual dhe zhvillimi i teknologjisë të automatizimit. Sipas Qeverisë së Britanisë së Madhe, “është e rëndësishme që punëdhënësit të mos e shohin më sistemin e emigracionit si një alternativë ndaj investimeve në staf, produktivitet dhe teknologji”. Plani sugjeron se 3.2 milion qytetarët e Bashkimit europian të cilët kanë aplikuar për vazhdim të qëndrimit në Britaninë e Madhe, mund të ndihmojnë në mbushjen e mungesave në tregun e punës. Laburistët kritikojnë skemën e re, me pretendimin se ajo krijon një ambient armiqësor dhe vështirëson tërheqjen e punonjësve të rinj. Por ministria e brendshme Priti Patel replikoi se sistemi i ri , nënkupton se vetëm më të mirët do të jenë në gjendje të vijnë në Britaninë e Madhe. Ajo bëri gjithashtu të ditur se shtetasit e BE dhe të tjerët jashtë Bashkimit Europian që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar do të trajtohen njësoj pasi lëvizja e lirë të marrë fund në 31 dhjetor. Që të implementohen, ndryshimet në sistemin e emigracionit duhet të miratohen nga parlamentaret.

A2 CNN Livestream

Dita jonë