Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shfaqet në publik pas 17 vitesh vajza që mahniti në “Baywatch”

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 12:07 | Showbiz

Yasmine Bleeth u pa në publik këtë javë 17 vite pasi u largua nga Hollivudi. Ish-ylli i serialit “Baywatch”, 51-vjeçare tashmë, kishte vite që nuk fotografohej dhe shkrepjet e disa ditëve më parë të publikuara në mediat amerikane janë bërë virale.

Yasmine u fotografua duke nxjerrë shëtitje qenin e saj në Los Angeles.

Pasi u bë e famshme me rolin e Caroline Holden në vitet ’90, Yasmine nisi të kishte probleme me substancat narkotike dhe u largua nga seriali pasi producentët nuk e pranonin dot më përdorimin e kokainës nga ana e saj.

51-vjeçarja fillimisht ishte menduar të shfaqej vetëm në disa episode të “Baywatch”, por u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga publiku dhe qëndroi në serial për 4 sezone.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani