Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Shkëmbimi i territoreve, Palmer: SHBA e hapur për këtë ide. Grenell përgënjeshtron

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 11:03 | Kosova
Shkëmbimi i territoreve, Palmer: SHBA e hapur për këtë ide.

Amerika nuk përjashton idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht kundërshtimit gjerman. Kështu raporton media “EUObserver”, duke cituar zëvendës ndihmësin e sekretarit të shtetit, Matthew Palmer.

 Zyrtari i Uashingtonit thotë se i takon Prishtinës dhe Beogradit që të vendosin parametrat e dialogut. “Ne dëshirojmë që të shohim njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si rezultat i procesit negociues”, shprehet ai.

Megjithatë, raportimi i medias “EUObserver” është kritikuar ashpër nga i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun, Richard Grenell.

 “Është lajm fals. Ju kurrë nuk më keni telefonuar apo shkruar për të më pyetur”, shkruan Grenell në një status në Twitter.

Ai më tej thotë se do të mbështesë atë që palët mund të bien dakord, ndërsa bën me dije se fokusi i tij është në zhvillimin ekonomik dhe jo në politikë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani