Super Haaland, numra rekord për bomberin perfeksionist

haaland dortmund 600x338

Edhe pse shënoi dy gola ndaj PSG në Champions League, Erling Haaland nuk është plotësisht i kënaqur me performancën e tij.

Sulmuesi i Borussia Dortmund ka shënuar deri tani 10 gola në këtë edicion të Champions, pas 7 ndeshjeve të luajtura me Leipzig dhe Borussia.

“E di që duhet të përmirësohem akoma më shumë, këtë gjë e vura re edhe sot. Duhet të stërvitem fort”, tha norvegjezi pas ndeshjes.

Me dygolëshëin e sotëm, 19-vjeçari theu rekordin e Adriano, Firmino dhe Mane, të cilëve iu deshën 11 ndeshje për të kapur shifrën e 10 golave në Champions.