Të gjithë e quajnë tashmë “GR7”, gomari që kujton se është Cristiano Ronaldo

Pamjet e këtij gomari në Arkansas të Shteteve të Bashkuara po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Në momentin që pronari i tij i dhuron një top, kafsha e urtë gëzohet tej mase dhe duket sikur po i dëshmon të gjithëve aftësitë e tij akrobatike.

Në qoftë se do të formohej dikur një përfaqësuese kafshësh, ata me siguri e kanë gjetur “Cristiano Ronaldon” e tyre.