Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Vritet në banesën e tij në Hollywood reperi i njohur

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 16:59 | Showbiz

Vritet me armë zjarri brenda banesës së tij reperi i njohur Pop Smoke.

Burime nga policia bëjnë me dije se muzikanti me famë, emri i të cilit është Bashar Barakah Jackson, u qëllua për vdekje gjatë një tentative grabitje në Hollywood Hills, kur dy persona të maskuar i hynë në shtëpi.

Të dyshuarit e qëlluan disa herë 20-vjeçarin duke e lënë të plagosur rëndë, përpara se të largoheshin në këmbë nga vendngjarja. Ai u transportua në spitalin Cedars-Sinai, ku u shpall zyrtarisht i vdekur.

Autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim dhe ende nuk dihet nëse janë identifikuar nga autoritetet. Një person u ndalua menjëherë pas ngjarjes, por më pas u lirua nga policia për mungesë provash.

A2 CNN Livestream

Dita jonë